Kajro, dhjetra të vdekur nga zjarri në një kishë
14.08.2022 16:14
Dhjetëra persona kanë humbur jetën....

Dhjetëra persona kanë humbur jetën nga zjarri në kishën kopte Abu Sefein në Kajro.
Kisha citon zyrtarët shëndetësorë kur tregon numrin e viktimave.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë tha se autoambulancat kanë dërguar në spital të paktën 55 të lënduar.
Për shuarjen e flakëve janë dërguar të paktën 15 makina zjarrfikëse. Kisha ndodhet në lagjen e populluar dendur të klasës punëtore të Kajros në Imbaba.
Zjarri shpërtheu kur rreth 5.000 besimtarë të krishterë u mblodhën për një shërbim të dielën.
Zjarri shkaktoi një panik masiv, thanë dy përfaqësues të autoriteteve të sigurisë. Nuk dihet sakt shkaku i zjarrit.
Policia thotë se shkaku i zjarrit mund të jetë një pajisje elektrike, por hetimet po vazdojnë.
