Moti i ligë në Kavadar, rreth 50 shtëpi kanë paraqitur dëme

14.08.2022 17:34

Pas reshjeve të dendura të shiut....

Pas reshjeve të dendura të shiut të mbrëmshën në qytetin e Kavadarit,kanë filluar të sanohen dëmet.Shiu u mbrëmshëm ka shkaktuar vërshime në bodrume dhe hapësira përdhese më shumë shtëpi, ujëra të zeza të derdhura nga shahtet, drunj të rrëzuar dhe rrugë të dëmtuara.

Deri më tani janë regjistruar rreth 50 paraqitje për dëmë dhe po veprohet rreth tyre.

Kryetari i Komnës së Kavadarit Mirko Jançev u bëri thirrje qytetarëve që ti paraqësin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Do të formohet edhe Komision për vlerësimin e dëmeve.

“Nga ana e 50 personave janë bërë paraqtije të dëmeve dhe problemeve të shkaktuara nga shiu,tek 30 prej tyre janë vërtetuar dëme më të mëdha dhe menjëherë është intervenuar. Ekipe të Ndërmares publike"Komunalec"zjarrëfikësit dhe shërbimet"punonjësi im i komunës" menjëherë dolën në terën dhe është intervenuar me makineri dhe u pastruan prurjet nga shiu. Është punuar deri në orët e hershme të mengjesit. Shërbimet vazhdojnë edhe gjtë ditës së sotme” – tha Kryetari i qytetit të Kavadarit, Mirko Jançev.

Sipas ndërmarrjes “Komunalec,Qyteti për kohë të shkurtë ështe normalizuar, ndërsa gjatë ditës së sotme dhe nesër do të bëhet larja e tij e plotë dhe pastrimi i përgjithshëm. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)