Udhëheqësia e SASHK-ut po humb përkrahjen

17.01.2015 17:56

Antarësia e Sashkut po vazhdon të humb përkrahjen për mbajtje të grevës....

Anëtarët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nga  Dibra,Gostivari,  Shtipi, Radovishi, Kavadari, Vinica, Dellceva, Prilepi, Prespa, Ohri , Gjevgjelia, Saraji janë kundër vendimit të udhëheqësisë për mbajtjen e grevës në shkolla fillore dhe të mesme si dhe në kopshtet e fëmijëve me fillim  nga dita e martë.

Ata  ndajnë qëndrimin e kolegëve të tyre nga Shkupi të cilët dje kanë kërkuar fillimisht të mbahet zgjedhjet e SASHK-ut në tetor, ndërsa më pas trupat e rinj udhëheqës të sindikatës të sjellin vendim eventual për grevë.

“Kuadri mësimdhënës i Velesit kategorikisht hudhin poshtë vendimin e Sashkut për mbajtje të grevës.dhe kërkojnë nga Kryetari Nedelkov të tërhiqet nga manipulimi që I bën antarësisë me arsyetim se këtë e bën për mbrojtjen e të drejatave të tyre .Kërkojmë ti ndërpret diskulifikimet personale ndaj antarësisë dhe të cilët I quan lexues të komunikatave.Për fat të keq atij ne ia dham besimin dhe ai nuk arriti të avancojë asnjë të drejtë të kuadrit arsimor” – deklaroi njëra nga anëtaret e SASHK-ut.

Keto komuna u bëjnë thirrje nxënësve që të marten të ndjekin procesin mësimor, sepse procesi mësimor në këto shkolla nuk do të ndërpritet. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)