LAMM, në vendkalimin në Tabanoc pritet një orë

14.08.2022 13:24

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë...

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend pritet rreth një orë. 

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta. Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut, që janë të mundura për shkak të rreshjeve të mbrëmshme dhe të sotme.