Lezhë, përkujtohet 547 vjetori i Skendërbeut
Shqiptarët kanë përkujtuar përvjetorin e 547-të të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu...

Aktivitetet janë përqendruar në Lezhë, pikërisht aty ku ndodhet varri i Skënderbeut. Drejtues vendor, klerikë dhe deputetë të zonës kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë bërë homazhe në nderim të kësaj figure që në fund të jetës zgjodhi të shenjteronte Lezhën duke vendosur që të prehej përjetësisht në këtë tokë.
Ndërsa ka vleresuar këtë moment që e ktheu Lezhën në qendër të vëmendjes, kreu i bashkisë Viktor Tushaj ka vlersuar figurën e Skendërbeut.
Në referimin e tyre për 547-vjetorin e vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, përfaqesuesit e komuniteteve fetare kanë vënë theksin e fjalës së tyre tek e drejta e luftës së Skënderbeut për paqe e liri, duke shtuar se ky hero duhet të jetë shembull që të udheheqë edhe të sotmen tonë.
