Maqedoni
Rritet energjia, rriten edhe drunjtë, qytetarët ankohen, nuk kanë alternativa për ngrohje
15.08.2022 12:13
Pasi edhe çmimi i energjisë u rrit dhe faturat janë tejet të kripura, qytetarët ankohen se nuk e përballojnë...

“Çmimi është rritur, personalisht do të kaloj nga nxemje qëndrore në atë me rrymë.”, u shpreh një qytetar në shtator në shator të vitit 2021.
“Duam të blej shporet me rrymë për t’u ngrohur, se edhe rrymën pas Vitit të Ri, duan ta hipin, nuk e di ky shtet si mendon që do jetojë ky popull.”, tha një qytetar në shtator në shator të vitit 2021.
Këto ishin deklarimet e qytetarëve një vit më parë të cilët vendosën që nga ngrohja me pelete të kalojë në ngrohje me energji elektrike. Pasi edhe çmimi i energjisë u rrit dhe faturat janë tejet të kripura, qytetarët ankohen se nuk e përballojnë çmimi e rritur jashtë normales të emergjisë elektrike dhe as çmimin e lartë të peletave, që dikur llogariteshin si mjeti më i lirë për ngrohje. Vjet një thes peleta u rrit nga 170 në 370 denarë.
Shitësit e peletave thonë se mungesa e mallit në treg, do të shkakojë rritje deri në 500 denarë për thes këtë dimër. Dilema e qytetarëve është, me çfarë të ngrohen këtë dimër. Faturat e rrymës vijnë mbi 20 mijë denarë gjatë muajëve të ftohtë, çmimi i një kubiku dru është 5000 denarë, një thes peleta pritet të shkojë në 500 denarë. Llogaritë duhen bërë me shumë kujdes.
“Shteti na ka mbeshtetur për muri. Prej një janarit rryma u rrit dhe u detyruam ta heqim korentin me rrymë për shkak se llogaria nuk na del. Fatura ka ardhe 40.000 denarë. Tash do kthehemi me dru por edhe drute kanë hyp 5000 denarë. Ky popull nuk ka variante me çka me u nxeh sepse nuk ka asnjë alternative për t’u ngroh, sepse nuk i kemi standartet për këto çmime.”, tha një qytetar.
“Zakonisht nxehemi me dru. Nëpër disa dhoma përdori nxemje me rrymë por krejt paga më shkon për fatura. Një pllac druri është bërë 80 euro kubiku, njerëzit nuk dinë kah t’ia mbajnë.”, u shpreh një qytetar.
“Drutë janë shtrejtuar, s’mund t’i marrim, gjithashtu janë bërë të ndalume me pre vetë, por në pllacin e qytetit nuk ka mjaftueshëm dru. Të shkojsh në pllacet private druri është dhjetëfish më i lartë. Në anën tjetër rryma është rrit, s’dimë çka të vendosim, as druri, as rryma, as peletit, s’dimë si do kalojmë dimrin.”, tha një qytetar.
Për shkak të çmimeve të fryera Inspektorati shtetëror i tregut ka kryer 131 kontrolle dhe ka gjobitur disa tregëtarë që shesin peleti nga 200 deri në 800 euro, ndërsa personat përgjegjës janë gjobitur nga 40 deri në 80 euro. Nga Inspektorati i tregut thonë se do të veprojnë njejtë edhe me drurin për ngrohje, i cili në magazinat private varion nga 4800 deri në 5000 denarë për metër kub.
FARIJE DAUTI BAKIU
