Maqedoni

Zgjedhjet për këshillin komunal, LSDM prezenton prioritetet për Tetovën

15.08.2022 13:11

LSDM ka prezentuar projektet për trashëgiminë kulturore në Tetovë dhe kanë kërkuar...

LSDM ka prezentuar projektet për trashëgiminë kulturore në Tetovë dhe kanë kërkuar votën për këshilltarët e tyre në këshillin komunal. 
 
“E kaluara e guximshme historike e qytetit tonë është shtylla e shoqërisë sonë, kurse kultura dhe arti janë shtytës dhe imazh i çdo shoqërie. Më në fund, Tetova mund të hapërojë  e sigurt me buzëqeshje dhe kokën lart. Si pjesë e shumicës në Këshillin e Komunës së Tetovës, përveç që do të ushqejmë trashëgiminë historike dhe kulturore, do të angazhohemi edhe për nxitjen e krijimtarisë kulturore, krijimin e kushteve për punën e së tashmes dhe lënien e gjurmëve për brezat e ardhshëm në Tetovë, por edhe në të gjithë vendin tonë. Në realizimin e gjithë kësaj, ju të nderuar bashkëqytetarë do të na ndihmoni, duke rrumbullakosur numrin 1, ditën e shtunë, më 20 gusht.”, tha Miço Stojçeski, kandidat për këshilltar - LSDM dhe koalicioni.