Maqedoni
Komisioni historik RMV-Bullgari- mesjeta, Gjorgiev: U pranuan festimet e përbashkëta
15.08.2022 13:33
Sipas protokollit të nënshkruar më 17 korrik në Sofje nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë...

Sipas protokollit të nënshkruar më 17 korrik në Sofje nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gencovska, brenda një muaji nga nënshkrimi (i Protokollit) të dy vendet duhet të publikojnë në faqet e internetit të të dy qeverive. Tashmë janë miratuar rekomandimet nga puna e mëparshme e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore. Ky afat është pranë skadimit e në një brifing me gazetarët, nga komisioni njoftuan rreth vendimeve të miratuara për nderime të përbashkëta dhe rekomandimet për përmirësimin e teksteve shkollore të historisë për klasën e 6-të në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e 5-të në Bullgari.
“Janë pranuar rekomandimet për manifestime të përbashkëta të figurave nga mesjeta, siç janë vëllezërit Kirili dhe Metodi pastaj shën Klimenti, shën Naumi dhe Car Samoili. Pra këto janë tekstet për manifestime të përbashkëta e të cilat janë të ngjajshme, edhe në versionin bullgar edhe në atë Maqedonas. Me këto tekste ne i kemi rekomanduar të dy Qeverive që në raste të festave apo jubileve, të festojnë bashkarisht. Pala bullgare ka propozuar që të ketë përmirësime në librat tanë shkollor, po ashtu edhe ne kemi dhënë disa sygjerime dhe të njëjtat rekomadime janë lëshuar deri tek Qeveria, e presim të pranohen.”, tha Dragi Gjorgiev, bashkëpresident i Komisionit Historik dypalësh.
Pranohen parimet dhe vërejtjet e përbashkëta për përmbajtjen e teksteve për klasën e V-të në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e VI-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Parahistoria dhe Historia e Lashtë). Propozimi i Komisionit për rishikimin e materialit mësimor në tekstet shkollore për klasën e VI në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e VII në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Mesjeta) është mbështetur në fund të vitit 2019.
FITIM KRYEZIU
