Maqedoni

Donacionet për Ukrainën, Petrovska: Janë vendime të një shteti sovran

15.08.2022 14:09

Vendimet për dhurimin e ndihmës dhe armatimit ushtarak për Ukrainën janë vendime të një shteti sovran dhe të pavarur....

Vendimet për dhurimin e ndihmës dhe armatimit ushtarak për Ukrainën janë vendime të një shteti sovran dhe të pavarur, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, por duke potencuar se për arsye sigurie sasia e armatimit të dhuruar, është informacion i klasifikuar për momentin. 
 
“Vendimi i Qeverisë, përfaqëson absolutisht vendimin e një shteti sovran dhe të pavarur. Pavarësisht se jemi anëtare të NATO-s dhe jemi pjesë e sistemit të sigurisë kolektive, Qeveria konsideroi se në kushtet kur një tjetër sovran dhe shtet i pavarur, siç është Ukraina, ne duhet të ndihmojmë të sulmuarit, të udhëhequr nga parimet e përgjithshme të pavarësisë. Për këto arsye, morëm vendimin për të mbështetur Ukrainën në pajisje dhe armatime, sepse Ukraina është vendi që u sulmua dhe që mbrohet nga agresioni. Që nga vendimi i parë janë marrë vetëm tre vendime dhurimi, të cilat janë klasifikuar për arsye sigurie. Por kjo nuk do të thotë që kur të bëjmë një vlerësim se nuk ka rrezik sigurie, ato tre vendime nuk do të deklasifikohen dhe publiku do të dijë saktësisht se çfarë sasie dhe çfarë lloj pajisjesh dhe armatimi kemi dhuruar për Ukrainën.”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
 
Ministrja mohoi në mënyrë absolute spekulimet se me këto donacione, dëmtohet gatishmëria luftarake e Armatës sonë e tha se pajisjet janë të panevojshme për ushtrinë. Deklarata u dha në konferencën me rastin e shënimit të ditës së ushtrisë në të cilnë të mërkurën do të ekspozohen 6 autoblindat e rinj me origjinë amerikane e deri në fund të këtij viti do të mbërrijnë edhe 27 autoblinda të tjerë.
 
SEDAT SELIMI