Maqedoni
10 vjet nga vdekja e Arbër Xhaferit, Thaçi: Kultivoi identitetin shqiptar
15.08.2022 14:49
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së, Arbër Xhaferi....

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së, Arbër Xhaferi. Kreu aktual i PDSH-së Menduh Thaçi, bëri homazhe sot në varrin e tij e tha se të gjithë duhet të nderojnë luftën për idenrtitetin kombëtar që bëri Xhaferi, sidmos tani kur janë thelluar problemet identitare të bashkëqytetarëve tanë dhe hamendësimet rreth civilizimit perëndimor
“Arbër Xhaferi si të gjithë veprimtarët e tjerë shqiptarë, ka dhënë kontribut të padiskutueshëm për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të shqiptarëve të Maqedonisë. Bëri trasimin intelektual dhe politik të rrugëtimit të shqiptarëve drejt vlerave perendimore dhe civilizimit perendimor . Të gjithë shqiptarët, por në vecanti shqiptarët e Maqedonisë duhet ta përkujtojnë Arbër Xhaferin, sidomos kur shohim të tjerët rreth nesh çfarë problemesh kanë me identitetin e tyre kombëtar dhe hamendësimet rreth civilizimit perendimor.”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
