Maqedoni
“Shkolla Verore 2022”, 720 fëmijë pjesmarrës në 15 fusha tematike
15.08.2022 15:08
Përmbyllja e manifestimit “Shkolla Verore 2022” u shënua me ekspozitë...,

Përmbyllja e manifestimit “Shkolla Verore 2022” u shënua me ekspozitë, demonstrime të asaj që u mësua dhe dhënien e certifikatave për pjesëmarrje në shkollë. Gjatë gjashtë javëve të kaluara, nxënësit e shkollave fillore nga komuna e Gostivarit kanë ndjekur kurse dhe kanë përcjellë programe nga disa fusha (muzikë, sport, arsim, art, teknologji) sipas një programi të përgatitur nga edukatorë profesionistë.
Në fillim të muajit korrik, kur filloi “Shkolla Verore 2022”, interesimin e tyre për këtë shkollë e shfaqën rreth 720 fëmijë dhe 30 instruktorë-edukatorë të profesioneve të ndryshme. Sipas planit, edukatoret i njohën fëmijët përmes 15 fushave tematike si: basketboll, futboll, shah, informatikë, arkitekturë për fëmijë, gjuhë të huaja, muzikë, këndim, lojë, kulturë arti, vizatim, etj.
