Maqedoni

QMG: Nuk ka mekanizma për parandalimin e dhunës në familje

15.08.2022 16:16

Ligji për parandalimin e dhunës në familje, u miratua para një viti e gjysëm....

Ligji për parandalimin e dhunës në familje, u miratua para një viti e gjysëm. Por ai nuk funksionoi ndaj një gruaje me paralizë cerebrale, e cila një kohë të gjatë duronte dhunën nga bashkëshorti. Ajo mbeti për katër muaj viktimë me kërcënime për jetën, për shkak të mosveprimit të qendrës Komunale për Punë Sociale në Shkup, thonë nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës. Nuk është vetëm ajo,  në të njejtën familje, të eksponuar ndaj dhunës janë  edhe fëmijët  e mitur dhe antarët e tjerë. Shqetësuese është ngadalësia e procesiumit të kësaj procedure,  thonë nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës. Pas paraqitjes  në polici ku gruaja dhe fëmijët kanë dhënë deklaratë, kaloi edhe një muaj derisa ata përfituan masa të përkohshme mbojtëse. 
 
“Deri tani nuk janë ndërrmarrë masa të përkohshme për mbrojtjen e saj, përkundrazi për këtë rast është caktuar seancë në muajin shtator pra ajo mbetet pesë muaj pa asnjë lloj mbrojtjeje. Kërkojmë nga Ministria për punë dhe Politikë sociale, të ndjek këtë  çështje më me përgjegjësi,  në veçanti kur kemi të bëjmë me gjendje të tilla të vështira me qëllim që të mbrohen personat që paraqesin dhunën në familje.”, tha Natasha Petrovska, këshilltare ligjore – Qendra për Mbështetjen e Grave - Shkup.
 
MPPS: Po punohet për avancimin e sistemit 
 
Nga MPPS sqarojnë se procedura  në Qendër ka filluar menjëherë pas marrjes së raportit nga policia, me çrast është bërë vlerësimi i rrezikut.
 
“Duke pasur parasysh interesat e viktimës dhe fëmijëve të saj, është dhënë ndihmë psiko sociale dhe trajtim. Është realizuar punë profesionale metodologjike me fëmijët e mitur dhe është kyçur edhe viktima në trajtim psikosocial në këshillimore të specializuar për gratë viktima të dhunës familjare. Rasti është në procedurë gjyqësore.  Kompetente për sjelljen e vendimit për shqiptimin e masave të përkohshme për mbrojtje është gjykata. Lënda është aktive dhe në të ende punohet.”, thuhet në përgjigjen e MPPS-së. 
 
Nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës,  thonë se i tërë sistemi për parandalimin e dhunës nuk funksionin, gjë që ka kontribuar që rastet e fundit të përfundojnë me feminicid. Nga MPPS thonë se po punohet për avancimin e sistemit, e janë përgaditur pesë akte nënligjore si dhe protokoll për bashkëpunim mes institucioneve.   
 
FILANA KOKA