Maqedoni

Covid 19: 7 viktima, 889 raste të reja në tre ditë

15.08.2022 17:03

Në 3 ditët e fundit, pra nga data 12 deri më 14 gusht...

Në 3 ditët e fundit, pra nga data 12 deri më 14 gusht, në vend janë regjistruar 7 fatalitete Covid. 
 
Tre nga viktimat janë nga Shkupi, 81, 84 dhe 90 vjec, dhe nga një fatalitet u regjistrua në Veles 85-vjec, Ohër 82, Strugë 72, Kriva Pallankë 91 vjec.
 
Të gjithë ndërruan jetë në kushte spitalore. Në listën e fataliteteve sot u shtuan edhe tre vdekje me diagnozë Kovid nga termini im, që realisht kanë ndërruar jetë nga 27 korriku deri më 1 gusht.
 
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në këto tre ditë janë kryer 2095 testime dhe janë regjistruar 889 raste të reja , prej tyre 199 ri-infekstime.
 
Janë regjistruar edhe 1.228 pacientë të shëruar.