Një pacient në RMV është infektuar katër herë me Covid-19

16.08.2022 09:24

Një pacient që nuk ka marrë asnjë dozë vaksine anti covid...

Një pacient që nuk ka marrë asnjë dozë vaksine anti covid, është infektuar për të katërtën herë , konfirmojnë për “Kanal5” nga Instituti për Shëndet Publik.

Nga atje thonë se në sistem janë regjistruar gjithsej 17.540 persona që janë infektuar më shumë se një herë, që do të thotë se 5 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara janë riinfektim.

Numri më i madh prej tyre u infektuan nga dy  herë, por janë 102 persona që janë infektuar për herë të tretë.