Zgjedhjet për këshillin komunal, BDI prezanton prioritetet për Tetovën

16.08.2022 10:31

BDI ka vazhduar prezantimin e prioriteteve për Tetovën....

BDI ka vazhduar prezantimin e prioriteteve për Tetovën, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 20 gusht, për listën e tyre të kandidatëve.

“Të kemi shumicën me të vetmin qëllim, të jemi në shërbim të qytetarëve, të përkrahim projektet që përmirësojnë jetën e tyre e të jemi një urë lidhëse me pushtetin qëndror, pasi BDI është pjesë e qeverisë, pra të ndikojmë në thithjen e sa më shumë mjeteve për implementimin dhe realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë” – tha Bartësi i listës së këshilltarëve nga rradhët e BDI-së, Faton Ahmeti.