Zgjedhjet për këshillin komunal, “Më mirë për Tetovën” vazhdon aksionet publike
Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”....

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” njoftoi se nga një pjesë e rrogave të dy këshilltarëve të tyre kanë shkuar për donacion të 50 shportave të mbeturinave të cilat do vendosen në qytet.
“Dy muajt e parë ia dorëzuam organizatës joqeveritare e cila merret me mbrojtjen e viktimave të dhunës ndaj grave, dy rrogat tjera i dorëzuam për aktivitete humanitare- iftare, dy rroga tjera i dorëzuam për bursa, organizatës “Penda” dhe njëkohësisht dy rroga tjera i kemi dhuruar për shportat të cilat i prezantojmë sot. Shportat janë nga metali të cilat do të montohen në qytet, është faza e parë dhe më pastaj do vazhdohet me fazën e dytë dhe më tej nga të ardhurat të cilat do i kemi në këshillin e ardhshëm” – tha Hamdi Sulemani nga “Më mirë për Tetovën”.
