Zgjedhjet për këshillin komunal, Alternativa premton rrugë të gjëra e pa gropa

16.08.2022 11:11

Alternativa akuzon pushtetin lokal....

Alternativa  akuzon pushtetin lokal se i ka lënë qytetarët e  Tetovës pa rrugë cilësore e plot gropa në ato aktuale. Premton zgjerimin dhe asfaltimin e tyre.

“Tetova me rritje të shpejtë të popullsisë dhe ndërtimeve të reja, nuk ka rrugë si që duhet një qyteti të njëmendtë, në rreshjet e para të shiut dalin në pah gropat dhe ashtu del në shesh turpi i komunës. Kësaj gjendje në rrugët tona do t’i japim fund. Sektori i urbanizmit të Alternativës ka përgaditur një plan për zgjerimin e rrugëve, asfaltimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve” – u shpreh bartësi i listës për këshilltarë nga rradhët e Alternativa-s, Faton Selami.