Raporti javor i “Covid 19”, ISHP: Rrënie e rasteve të reja, 3,477 në një javë
Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor për Covid19....

Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor për Covid19, raporton një rënie prej 8,7 % të numrit të rasteve të reja.
Sipas raportit, në periudhën 8-14 gusht janë regjistruar 3477 raste pozitive nga 7682 testime të kryera. Janë regjistruar 729 riinfeksione, me një rënie prej 10,8 %. Shumica e rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, Negotinë dhe Ohër.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, por kryesojnë moshat mbi 60 vjeç dhe indenca më e ulët e infektimit vërehet te të rinjtë nga 10 deri në 19 vjeç. Njësoj si një javë më parë, edhe në javën e fundit të përfshirë në raport, kishte 16 fatalitete. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore dhe sëmundjet shoqëruese u regjistruan në 15 prej tyre.
Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 3750 persona, 16,9 % më pak krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.
Në spitale po trajtohen aktualisht 199 pacientë, që është 10.6 % më shumë krahasuar me javën e kaluar. Prej tyre, 55 marrin mbështetje oksigjeni dhe një pacient është në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.
Numri i rasteve aktive për momentin është 3559.
