Zgjedhjet për këshillin komunal, ASH akuzon për amortizimin e ujsjellësit

16.08.2022 11:40

Aleanca për shqiptarët akuzon pushtetin lokal.....

Aleanca për shqiptarët akuzon pushtetin lokal për papërgjegjësi, pasi sipas tyre, rrjeti i ujsjellësit të Tetovës mbetet i amortizuar, duke lënë qytetarët pa ujë.

“Jemi në një nga lokacionet e shumta ku si dëshmi kemi edhe rrjetin e vjetruar të ujësjellësit të Tetovës që bën që qytetarët të mos kenë ujë. Dëmtime të tilla bëjnë që edhe infrastruktura rrugore të shkatërrohet. Kjo është përgjegjësi e organeve kompetente” – deklaroi bartës i listës së këshilltarëve nga rradhët e Partisë, Aleanca për Shqiptarët, Abdulla Osmani.