Zgjedhjet për këshillin komunal, Mickoski: Po u dakorduam, prapë koalicion me Besën

16.08.2022 12:11

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Tetova tha se po luftojnë për një këshilltarë të dytë shtesë në Tetovë. Nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni të dytë me Besën, nëse arrihet marrëveshje.

“Ne jemi një parti politike që dikur kemi qenë këtu në Këshill në koalicion me lëvizjen Besa, nëse normalisht arrijmë një marrëveshje politike, pse të mos e vazhdojmë atë koalicion. Pres një numër rekord të votave tw fituara nga  VMRO-DPMNE pwr listën e këshilltarëve këtu në Tetovë. U bëj thirrje tetovarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht për listwn e këshilltarwve të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga Angel Karapetrov.  Ai ka mbështetjen dhe besimin tim të plotë dhe jo vetëm timin, por edhe të gjithë atyre që janë pjesë e Listës sw kwshilltarwve  të VMRO-DPMNE-së këtu në Tetovë” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.