Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Ik nga politika nëse pushteti mbledh 80 deputetë

16.08.2022 12:57

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sërish sfidon pushtetin. Thotë se është i sigurtë në deputetët dhe partnerët e koalicionit dhe se pushteti nuk mund të sigurojë 80 vota për ndryshimet kushtetuese.

Nëse pushteti i ka 80 votat e domosdoshme, le të bëjnë ndryshimet në seancën e parë pas pushimeve dhe unë ik nga politika, - thotë Mickoski. 

“Një porosi deri te Qeveria e kryesuar nga BDI dhe LSDM, deri te Dimitar Kovaçevski. Menjëherë pasi deputetët të kthehen nga pushimet vjetore, pika e parë në seancën e parë në Kuvend le të jetë propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe nëse ai siguron 80 deputetë unë, të nesrmën, do të plotësojë premtimin por nëse nuk siguron 80 deputetë atëherë të mbajmë zgjedhje të parakohëshme parlamentare.”  - tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

LSDM: Mickoski paradite do referendum, pasdite zgjedhje 

Sipas LSDM-së, Mickoskit nuk po i funksionon përpjekja për të mashtruar opinionin prandaj një herë kërkon referendum dhe herën tjetër zgjedhje të parakohëshme.

“Mickoski më s’din ç’të bëj për të shpëtuar kolltukun në Kalanë e Bardhë pasi shpinën ia kthyen partnerët e koalicionit dhe parti të tjera opozitare. Zgjedhje do të ketë në terminin e regullt në vitin 2024. Deri atërherë VMRO DPMNE ka kohë që të pyes veten dhe të ndryshojë sjelljen e saj destructive dhe antishtetërore në dëm të qytetarëve dhe shtetit.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)