Afganistan, 29 viktima, mbi 100 të zhdukur nga përmbytjet

16.08.2022 13:39

29 persona kanë humbur jetën në Afganistan....

29 persona kanë humbur jetën në Afganistan deri më tani si pasojë e përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Të paktën 100 veta janë raportuar të zhdukur në  provincën Parvan. Përmbytjet ashtu si çdo vit tjetër kanë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi. 

Ekipet e ndihmës të dërguara  në zonat e prekura po shpresojnë se ende mund të gjejnë të mbijetuar në zonat e shkatërruar.

Shirat e dendur gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur sidomos provincat Pavan, Kapisa dhe Nangarhar.

Që kur talebanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, ndihmat  nga organizatat e huaja për  përballimin  e fatkeqësive natyrore janë reduktuar në mënyrë dramatike.