Raporti brenda 24 orësh i “Covid 19”, 2 të vdekur 590 të infektuar 583 të shëruar
Në 24 orët e fundit në vend...

Në 24 orët e fundit në vend nga 1.593 të testuar janë regjsitruar 590 raste me kovid 19, prej të cilëve 261 në Shkup, ndërsa 142 janë riinfektime.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 583 pacient të shëruar dhe dy të vdekur brenda 24 orësh. Bëhet fjalë për një 72 vjeçarë nga Shkupi dhe një 82 vjeçarë nga Ohri të cilët e kanë humbur jetën në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor për Covid 19, raporton një rënie prej 8,7 % të numrit të rasteve të reja.
Raporti javor i “Covid 19”, ISHP: Rënie e rasteve të reja, 3,477 në një javë
Sipas raportit , në periudhën 8-14 gusht janë regjistruar 3477 rate pozitive nga 7682 testime të kryera.
Janë regjistruar 729 riinfeksione, me një rënie prej 10,8 %.Shumica e rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, Negotinë dhe Ohër.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, por kryesojnë moshat mbi 60 vjeç dhe indenca më e ulët e infektimit vërehet te të rinjtë nga 10 deri në 19 vjeç. Njësoj si një javë më parë, edhe në javën e fundit të përfshirë në raport , kiste 16 fatalitete.
Të gjithë vdiqën në kushte spitalore dhe sëmundjet shoqëruese u regjistruan në 15 prej tyre.
Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 3750 persona, 16,9 % më pak krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.
Në spitale po trajtohen aktualisht 199 pacientë, që është 10.6 % më shumë krahasuar me javën e kaluar. Prej tyre, 55 marrin mbështetje oksigjeni dhe një pacient është në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.
Në vend aktualisht ka 3.564 raste aktive. (Gyltene Sinani, TVM2)
