Lista e Shangait, Bexheti për renditjen: Buxheti yn hulumtues nuk është i krahasueshëm

16.08.2022 14:36

Në renditjen e sivjetshme të 1000 institucioneve të arsimt të lartë...

Në renditjen e sivjetshme të 1000 institucioneve të arsimt të lartë nga 2500 të monitoruar në listë nuk ka asnjë Universitet nga RMV. Pse në kontinuitet ndodh një gjë e tillë, TVM 2 kërkoi sqarim nga Rektori i UEJL së Abdylmenaf Bexheti, i cili potencoi se parametrat e rangimeve në listën e Shangait janë kuantitative dhe në to bëjnë pjesë madhësia e Universitetit, numri i të punësuarve,  publikimet e profesorëve në revista me impakt faktor, por edhe buxheti që u dedikohet Universiteteve që është shumë i vogël, nëse krahasohet me Universitetet nga Skandinavia apo të SHBAve.

“Po të shikoni në top 100 janë mbi 40 apo 50 Universitete të SHBA-ve po shikoni buxhetet  e tyre, shikoni kapacitetet e hulumtimit, unë e kuptoj brengën, por kjo brengë është e bashkësisë akademike dhe e jona parasëgjithash  dhe të mos krahasohemi tani miun dhe elefantin sepse ja janët të gjitha Universitetet e UEJL-së, bashkë jo ballkani perëndimor, nuk e kanë të gjitha së bashku buxhetin sa Haravardi, e tani të mos krahasohemi me Harvardin, Masachusets, duhet të jemi koshient se çfarë kapaciteti kemi fiskal buxhetor, se te ne investohet në hulumtime me 0. 15 % produktit bruto të brendshëm dhe 30 përqind më shumë në vendet Skandinave dhe SHBA” – tha Rektori i Universitetit të Europës Juglindore,  Abdylmenaf Bexheti.

Nga rajoni mes vendeve 401 në 500 është renditur Universiteti i Beogradit dhe kjo sipas Bexhetit ka ndodhur sepse është katërfishuar buxheti për hulumtime shkencore.

“Janë trefishuar buxhetet për hulumtim nga shteti, kanë angazhuar profesor që janë pensionuar në SHBA dhe tani punojnë për Univeristetin e Beogradit dhe publikojnë në emër të të Universitetit të Beogradit, prandaj  Universiteti i Beogradit është rritur sepse është trefishuar buxheti për hulumtime” – u shpreh Bexheti.

Sipas Rektorit Bexheti shteti duhet të krijojë politika konsistente arsimore, të mos ndryshohen ligjet çdo tre katër vite si dhe të punohet më shumë për autonominë e Universitetve. (Flutura Latifi, TVM2)