Protesta e orizprodhuesve, kërkojnë rritje të çmimit për blerjen e orizit

16.08.2022 14:54

Të pa kënaqur me çmimin e shitjes...

Të pa kënaqur me çmimin e shitjes kultivuesit e orizit kanë dalë në protesta, duke bllokuar rrugën Koçani-Shtip.  Ata kërkojnë rritje të çmimit sepse me çmimin aktual këtë vit nuk i mbulojnë dot shpenzimet.

“Orizi i papastruar duhet të jetë nga 40 deri në 45 denarë, ndërsa orizi i bardhë nga 80 deri në 90 denarë. Çfarë do të thotë ajo? Çmimi i prodhimit për ne është 38 denarë, plus 30%, duhet të na mbeten para që të riprodhojmë” – tha Zdravko Arsov, prodhues i orizit.

“Këta janë njerëz që kanë vite që merren me bujqësi, dinë të prodhojnë oriz cilësor të Koçanit, por askush nuk i dëgjon për ta promovuar, për t'u qëndruar pas fermerëve dhe për t'i mbrojtur, ky është turp. Njerëzit janë lënë në mëshirën e blerësve, shtetit dhe përmbaruesve. Mijëra kolegë të mi nga ky fshat janë larguar nga fshati, sepse nuk mund të sigurojnë jetesën nga bujqësia” – deklaroi Stojçe Tasovski, prodhues i orizit.

Kërkesa e kultivuesve të orizit është që të përcaktohet çmimi i blerjes para fillimit të korrjes, ndërsa kërkohet takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Në protesta u bashkangjitën edhe prodhuesi e rrushit dhe mjaltës. Ata gjithashtu thonë se janë në situate të njëjtën me kultivuesit e orizit. (Sedat Selimi, TVM2)