Maqedoni
Vaksinimi kundër fruthit, danailovski: Mosvaksinimi ka efekte negative
16.08.2022 15:10
Reduktimi i imunizimit tek fëmijët që është bërë trend kohëve të fundit....

Reduktimi i imunizimit tek fëmijët që është bërë trend kohëve të fundit, do të jep efekte negativ të një shkalle të gjërë paralajmëron epidemiologu Danaillovski. Ai thekson se shqetëim për këtë ka edhe nga Organizata botërore e shëndetësisë posaçërisht kur bëhet fjalë për fruthin.
“Kjo nënkupton se kërcënohen epidemi ekskluzive e fruthit sepse bëhet fjalë për sëmundje e cila është më së shumti ngjitëse në planet. Nga ana tjetër kequshqyerja përshkak të kompromitimit me sigurim të ushqimit sidomos në mjedise të varfëra në kohë të pandemisë e rrit rrezikun edhe nga rritja e vdekshmërsë nga fruthi nëse do të paraqitej.”, tha Dragan Danailovski, epidemiolog.
Sipas të dhënave nga Ministria e shëndetësisë gjatë vitit 2020 shënohet mbulim i ulët me vaksinën MRP që është kundër fruthit, gjegjësisht 63% për dozë të parë dhe 68% për dozë të dytë. Ministria e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore që e zbatojnë vaksinimin në tentimin për të rritur numrin e të vaksiuarve, vitin e kaluar kanë arritur të rrisin numrin dhe për dozën e parë të kësaj vaksine ajo shënon 70 % ndërsa për dozën e dytë 80%. Danailovski thekson se patjetër që duhet të punohet në rritjen e numrit të qytetarëve të vaksinuar kundër fruthit.
“Për fruthin është e njohur. Ai është një fenomen i identifikuar në vitin 2012, se shkakton të ashtuquajturën amnezi immune, harresë, fshirje e memorjes nga organizmi. Për këtë qëllim ata që e kanë kaluar infektimin me fruth, pas kësaj bëhen të ndjeshëm në të gjitha sëmundjet e tjera ngjitëse, edhe atyre të cilat i kanë kaluar dhe kundër të cilave janë vaksinuar në periudhën paraprake.”, tha Danailovski.
Danailovski apelon se nëse fillon të shpërndahet fruthi do të shpërndahen edhe sëmundje tjera ngjitëse mes fëmijëve dhe këtu bën pjes edhe Kovid 19.
FLORIE BELULI KAMBERI
