Maqedoni

VMRO/LSDM, shkëmbim akuzash për listën e shangait

16.08.2022 15:23

Çfarë pushteti, ashtu edhe arsimi, por edhe renditje katastrofike e universiteteve maqedonase...

Çfarë pushteti, ashtu edhe arsimi, por edhe renditje katastrofike e universiteteve maqedonase që nuk janë në listën e Shangait, thonë nga VMRO-DPMNE. Edhe një dështimi i qeverisë LSDM- BDI. Dimitar Kovaçevski është kryeministër dhe profesor, ndërsa në listën e Shangait nuk ka asnjë fakultet nga Maqedonia në 2000 fakultetet më të mira, thonë nga partia opozitare.
 
“Me LSDM-në dhe BDI-në, është arritur fundi në arsim, sepse asnjë institucion i arsimit të lartë nga Maqedonia nuk ishte në mesin e 2000 më të mirëve, në renditjen e re akademike të universiteteve në botë. Edhe një “sukses” nga seriali “Shkëlqejmë” i pushtetit jopopullor të LSDM-së dhe BDI-së. Derisa universitetet e rajonit po luftojnë për një vend në mesin e 1000 universiteteve të para dhe disa prej tyre në 500 universitetet e para, ne po përballemi me rezultate alarmante prej kohësh, por që është më e keqja, asnjë nga institucionet përkatëse nuk po lufton për përmirësimin e tyre.  Me Qeverinë e Kovaçevskit, arsimi maqedonas ka pësuar vetëm disfata dhe i nënshtrohet diktaturës dhe stërshitjes.”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. 
 
Por nga LSDM kundërpërgjigjen se VMRO-DPMNE është partia e fundit e cila mund të flasë për arsimin, pas 11 viteve të shkatërrimit sistematik të tij.
 
“Për renditjen e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi dhe universiteteve të tjera në listën e së Shangait, VMRO-DPMNE-së ti drejtohet kryetarit të sajë Hristijan Mickoski. Mickoski është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UKM, në të njëjtin fakultet ka magjistruar dhe doktoruar, ndërsa babai i tij ka qenë edhe profesor në të njëjtin fakultet. Mickoski dikur ishte asistent i babait të tij, që është kulmi i nepotizmit”, thonë nga LSDM sipas të cilës Mickoski e ka ndërtuar karierën nëpërmjet nepotizmit, lidhjeve familjare dhe miqësore.
 
GYLTENE SINANI