Maqedoni

Ndryshime në ligjin për falje, Presidenti do të mund të falë vetëm për dënim

16.08.2022 15:38

Ministria e Drejtësisë është në fazën përfundimtare të tekstit të ligjit të ri për faljen...

Ministria e Drejtësisë është në fazën përfundimtare të tekstit të ligjit të ri për faljen, sipas të cilit Presidenti i shtetit do të mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të përmendur. Sipas Ministrisë së Drejtësisë arsyet për miratimin e ligjit të ri për faljen rrjedhin para së gjithash nga mangësitë dhe zbrazëtirat ligjore në Ligjin ekzistues, nga aspekti i zbatimit praktik të tij, si dhe nga nevoja për rregullim më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me ligj. Për shkak të nevojës së urgjencës së procedurës, ligji parashikon afate për veprimet e pjesëmarrësve në procedurën e faljes, si dhe është bërë harmonizimi terminologjik i emrave dhe koncepteve të veçanta.
 
“Projektligji rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të paraqitur kërkesë për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen. Një nga ndryshimet më domethënëse është se Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të përmendur. Risia e dytë e rëndësishme e parashikuar në Projektligj është krijimi i Komisionit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, i cili përgatit një mendim me shkrim të arsyetuar për kërkesën, të cilin Ministria e Drejtësisë së bashku me raportin për kërkesën ia paraqet Presidentit. Me këtë vendim pritet të kapërcehen rreziqet e mundshme që lidhen me të drejtat diskrecionale të Ministrit të Drejtësisë.”, theksojn nga Ministria e Drejtësisë.
 
Me ligjin e ri, ekperti Vladimir Tufegxhiç, sheh mundësi për barazi dhe joselektivitet gjatë aplikimit në praktikë.
 
“Nëse, me kufizimin e autorizimeve diskrecionale të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të shtetit propozuesi dhe ligjvënësi duan të forcojnë apo kthejnnë besimin e humbur në institucionet. Me saktësisht, nëse me ndryshimet e propozuara, ligjvënësi dëshiron që të ulet rreziku në të ardhmen që të mos shkaktohet situatë konfuze si me faljet nga e kaluara të cilat janë lëndë vlerësimi në Gjykatën evroiane për të drejta të njeriut, nga vendim i cili varet fati i procedurave penale të profilit të lartë në gjykatat e vendit.”, tha Vladimir Tufegxhiç.
 
Falja si procedurë është një nga kompetencat themelore kushtetuese të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përcaktuar me nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që nga pavarsia e RMV-së ka pasur 7 Ligje për amnesti, i fundit dhjetor 2018 kur u amnestuan disa pjesmarrësit në e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Kujtojmë se vitin që lam pas, ish-ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq e tërhoqi listën me propozimin për falje, ku ishin edhe të dënuarit si Sead Koçan, Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Boban Iliq.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI