Ekonomi

Bekteshi: Na pret dimër i vështirë, nga shtatori të nis kursimi i energjisë

16.08.2022 15:48

Ky dimër pritet të jetë një nga dimrat më të vështirë në aspektin energjetik...

Ky dimër pritet të jetë një nga dimrat më të vështirë në aspektin energjetik, prandaj të gjitha institucionet shtetërore dhe publike si dhe ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara që  nga 1-Shtatori deri më 31 Mars, të kursejnë energjin elektike për 15% krahësuar me muajin e njejtë të një viti më parë. Për të kursyer energjinë, Ministria e Ekonomisë, dorëzoi në Qeveri, një sërë rekomandimesh dhe detyrimesh të cilat duhet tu përmbahen punonjësit nëpër këto objekte. Nëse nuk u përmbahen këtyre rekomandimeve, do të pasojnë sanksione për drejtuesit e objekteve shtetërore.
 
“Të gjitha institucionet shtetërore dhe publike si dhe ndërmarrjet shtetërore janë të detyruara që  nga nji shtatori deri më tridhjet e nji mars të vitit të ardhëshëm në këto detyrime. Të fikin ndriqimin dekorativ në të gjitha fasadat e objekteve publike dhe monumenteve kulturore, të mos përdoret ndriqim në hapsirat e brendëshme dhe zyrat e objekteve publike gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme të ditës. Temperaturat e kondicionerëve në sezonin e ftohjes duhet të jenë jo më të ulta se 27 gradë dhe në sezonin e ngrohjes jo të më larta se 20 gradë. Të bëhet ajrosje e shkurtër dhe intensive e të gjitha hapsirave, të fiken dritat kur braktiset hapsirë ose të shfrytëzohet drita e ditës. Të shtypen vetëm ato dokumente që nevoiten dhe aq kopje sa është e domosdoshme. Të fiken të gjithë kompjuterët pas përfundimit të punës, të zëvendësohen poqet e vjetra me poqet e reja të njohura si poqe floureshente. Të ndërrohen rregullisht filtrate në sistemin e ngrohjes dhe u rekomandohet ndërmarrjeve publike që në kuadër të buxheteve të tyre instalimin e sistemeve kolektore të ngrohjes së ujit.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Objektet publike në pronësi të pushtetit qëndrore janë: ministritë, agjensitë e ndryshme, organet e administratës shtetërore por edhe institucione të tjera. Ndërsa për amvisërit dhe kompanitë janë parashikuar vetëm rekomandime. Në mënyrë që të realizohen këto obligime të gjitha institucionet në nivel qëndrorë dhe ndërmarrjet shtetërore nga rradhet e punonjësve të tyre, duhet të caktojnë persona të cilët do të duhet të kujdesen për reduktimin e konsumit të energjisë, duke bërë kontrolle të shpeshta gjatë orarit të punës e sidomos pas përfundimit të orarit të punës. Udhëheqësin e institucioneve qëndrore në nivel qëndrorë çdo muaj do të jenë të obliguar ti dorëzojnë sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, raport për konsumin e energjisë në muajin paraprak.
 
FARIJE DAUTI BAKIU