Maqedoni
Rekomandimet e komisionit të historisë, vazhdojnë reagimet në Shkup dhe Sofje
16.08.2022 16:10
Rekomandimet që janë miratuar mbrëmë nga puna e Komisioneve Multidisciplinare historike...

Rekomandimet që janë miratuar mbrëmë nga puna e Komisioneve Multidisciplinare historike për kremtimet e përbashkëta dhe për tekstet shkollore në Maqedoni dhe Bullgari, kanë nxitur reagime të ashpra Sofje dhe Shkup. Sipas Historianëve Bullgar kjo është një fitore e madhe e historis bullgare, dhe se beteja dyvjeçare për të mbrojtur pozicionin bullgar në mosmarrëveshjet historike me RMV janë kurorëzuar me fitore, njofton Rrethi Kombëtar Bullgar “Për Maqedoninë”, platformë në të cilën bëjnë pjesë profesorë – historianë bullgarë dhe gjuhëtarët, transmetojnë mediat Bullgare.
Vlerësimi pasoi pasi dy ministrit për punë të jashtme publikuan rekomandimet e harmonizuara të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimit. Por Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pohuan se me këtë Marrëveshje të Komisionit Multidisciplinar janë sforcuar edhe më shumë pozicionet e RMV për mbrojtje të identitetit dhe të Historisë dhe me këtë gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe të Hristijan Mickovski kanë rënë në ujë.
“Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit për ndryshimin dhe fshirjen e historisë, për historinë sipas turkut bullgar, ranë në ujë. VMRO-DPMNE me muaj të tërë akuzoi rrejshëm, shpif, shpërndau ankth te qytetarët, që në fund gënjeshtrat e tyre të shpërthejnë si flluskë sapuni. Me rekomandimet e miratuara dhe të shpallura publikisht të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve Multidisiplinar për Çështjet Historike dhe Arsimore, u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme apo të fshehur në rekomandime. Bëhet fjalë për dy grupe rekomandimesh – për nderim të përbashkët të pesë personaliteteve dhe pesë rekomandime për tekste të historisë për klasën e pestë në Bullgari dhe për klasën e gjashtë në Maqedoninë e Veriut.”, tha Daniela Nikolova, deputete e LSDM-së.
Por si të dëmshme këtë harmonizim i ka cilësuar VMRO-DPMNE-ja opozitare por edhe Lidhja Demokratike që është pjesë e Qeverisë. Me rekomandimet e komisionit të historisë duhet të cenzurojmë librat nën diktat dhe presion të sofjes. Në vend që të flitet për shekullin 21 po diskutohet mesjeta dhe po fliten gjëra jo të sakta thonë nga VMRO-DPMNE.
Deputeti dhe lideri i partisë Lidhja Demokratike Pavle Trajanov është i mendimit se kjo marrëveshje me Bullgarinë përbënë disa gabime strategjike që në fillimet e saja, e sidomos një paragraph ku thuhet se historia e këtyre dy popujve është e përbashkët.
“Mendoj se bëhet fjalë për marrëveshje për fqinjësi të mirë, bashkëpunim ne mes RMV dhe Bullgarisë por kjo marrëveshje është me gabime që në prodhim, sepse aty në mes tjerash thuhet se duke filluar që nga historia e përbashkët në mes dy popujve, që mendoj se është një gabim i madhë strategjik që qëndron në atë marrëveshje, ndërsa pala maqedonase e ka nënshkruar. Me këtë Bullgarët nënkuptojnë se ajo është histori bullgare, dhe jo diçka që ka ndodhur në Ballkan në përgjithësi. Pastaj gabimi tjetër është ku thuhet që ne mos të përzihemi te etnitetin maqedonas në Bullgari. Dhe ashtu siç kanë filluar anëtarët e Komisionit po hapet mundësia e madhe për bullgarizim të Maqedonisë në përgjithësi.”, tha deputeti Pavle Trajanov.
Trajanov më tej shtoi se anëtarët e komisionit janë nën presion të fuqishëm nga politika. Të dyja palët mbërëm pranuan zyrtarisht se Car Samuili, Vllezërit Kirili dhe Metodi e shumë figura të tjera historike të festohen si histori e përbashkët.
FITIM KRYEZIU
