Kezharovski u kthye në burg
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për ti ulur në dy vite dënimin gazetarin Tomisllav Kezharovski, policia atë mbrëm e ka shoqëruar në burgun e Shutkës, për të mbajtur tre muajt e mbetura të dënimit....

Me këtë vendim nuk janë pajtuar gazetarët, në vend të cilët dje kanë protestuar para gjykatës së apelit.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari të ngrejë një iniciativë për lirimin e Kezharovskit, ndërsa presidenti Gjorge Ivanov të pranojë këtë kërkesë.
”Ky është një akt brutal i demonstrimit të forcës që kur komuniteti gazetaresk në Maqedoni njëzëri hodhi poshtë vendimin e Apelit që Kezharovski të dënohet me 2 vite burg dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm. Sjellja e tillë e autoriteteve konfirmon se vendimi i Apelit ishte vendim politik dhe jo gjyqësor”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Kanë reaguar edhe nga Federata Europjane e Gazetarëve dhe OSBE. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve Riccardo Gutierres ka deklaruar se vendimi i Apelit dhe dërgimi në burg i gazetarit Tomislav Kezharovski, është sulm ndaj lirisë së shtypit.
Ndërsa përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviq në Tëitter ka shkruar se “Vendimi i Gjykatës së Shkupit për të kthyer gazetarin Kezharovski në burg, përçon mesazhin e një censure drithëruese në Maqedoni.” Ndryshe gayetari Kezharovski u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për rastin ‘Likuidimi’ përkatësisht për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, ndërsa Apelit uli dënimin me burg në 2 vite.
