Maqedoni
Procedurë disciplinore ndaj 3 prokurorëve, suspendohet prokurorja Vilma Ruskovska
16.08.2022 15:31
Prokuroria Publike ka inicuar procedurë për përgjegjësi disciplinore të tre prokuroreve...

Prokuroria Publike ka inicuar procedurë për përgjegjësi disciplinore të tre prokuroreve publike të cilat morrën pjesë në bastisjen e Drejtorisë së Policisë Finansiare.
Njëkohësisht, në bazë të nenit 81 të ligjit për Prokurori Publike, Prokuroria Publike ka miratuar Vendim për suspendimin nga funskioni për njërin nga prokurororët përdersia zgjat procedura penale e inicuar pas paraqitjes së padisë penale. Bëhet fjalë për prokuroren e krimit të organizuar Villma Ruskovska, e cila e ka konfirmuar se ka marr vendimin për suspendim.
Sipas Prokuroris Publike procedura ngritet për shkak të dyshimit se qëllimisht dhe pa ndonjë arsye kanë bërë gabim të madh profesional me çka kanë bërë shkelje disciplinore nga neni 91, paragrafi 6 nga Ligji për Prokurori Publike. Më 8 gusht, Drejtoria e Policisë Finansiare ka ngritutr padi penale deri tek Prokuroria Publike në Shkup, ndaj të gjithë prokurorëve që morën pjesë në bastisje.
Paraprakisht Drejtori i drejtorisë së policisë finansiare Arafat Muaremi paralajmëroi padi penale ndaj Ruskoskës dhe dy prokurorëve të tjera Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës lidhur me bastisjen në Drejtorinë e Policisë Finansiare më 18 korrik.
FLORIJE BELULI KAMBERI
