Maqedoni

Suspendohet prokurorja Ruskovska, dorëhiqet drejtori i Polcisë Financiare Muaremi

16.08.2022 16:38

Prokuroria publike ka inicuar procedurë për përgjegjësi disciplinore të tre prokuroreve publike...

Prokuroria publike ka inicuar procedurë për përgjegjësi disciplinore të tre prokuroreve publike të cilat morrën pjesë në bastisjen e Drejtorisë së policisë finansiare. Njëkohësisht, në bazë të nenit 81 të ligjit për Prokurori Publike, Prokuroria Publike ka miratuar Vendim për suspendimin nga funskioni për prokuroren e krimit të organizuar Villma Ruskovska, e cila e ka konfirmuar se ka marr vendimin për suspendim.  
 
Sipas prokuroris publike procedura ngritet për shkak të dyshimit se qëllimisht dhe pa ndonjë arsye kanë bërë gabim të madh profesional me çka kanë bërë shkelje disciplinore nga neni 91, paragrafi 6 nga Ligji për prokurori publike. 
 
Ndërkohë nga policia financiare kanë njoftuar dorëheqjen e Arafat Muaremit nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë Financiare. Në njoftim thuhet se Muaremi, dorëhiqet pasi Prokuroria ka vendosur të nis procedurë disiplinore ndaj tre prokurorëve, ndërsa është suspenduar prokurorja Villma Ruskoska.
 
“Duke marrë parasysh vendimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, për të inicuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për të tre prokurorët publik dhe për të suspenduar Villma Ruskoskën nga pozita e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimi i organizuar dhe korrupsionit, për shkak të sjelljeve të paligjshme dhe shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, me vullnetin tim të lirë, jap dorëheqjen nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare. Këtë vendim e marr që opinioni të mos ketë as më të voglin dyshim për integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës që vazhdon të zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i sotëm i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha një mesazh të qartë se ligjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se keqpërdorimi i detyrës zyrtare për qëllime personale është i papranueshëm.”, thekson Muaremi në njoftim.
 
Më 8 gusht, Drejtoria e policisë finansiare ka ngritutr padi penale deri tek Prokuroria Publike në Shkup, ndaj të gjithë prokurorëve që morën pjesë në bastisje. Paraprakisht Drejtori i drejtorisë së policisë finansiare Arafat Muaremi paralajmëroi padi penale ndaj Ruskoskës dhe dy prokurorëve të tjera Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës lidhur me bastisjen në Drejtorinë e policisë finansiare më 18 korrik.
 
FITIM KRYEZIU