Botë
“Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë”, moti i keq “pushton” Britaninë
16.08.2022 18:31
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të parashikuara...

Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të parashikuara, pasi rrebeshet e shiut pritet të sjellin përmbytje të mëdha.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar për shira të rrëmbyer, ndërsa parashikohet të ketë kaos në trafik e shkëputje të energjisë elektrike.
Në Devon dhe Cornwall kanë nisur tashmë problemet e para si pasojë e stuhisë që ka përfshirë këto zona.
