Botë

Bruksel, takimi i parë pas një viti mes Kurtit dhe Vuçiiçit

17.08.2022 11:28

Bashkimi Europian zbardh agjendën e takimit të së enjtes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vucic...

Bashkimi Europian zbardh agjendën e takimit të së enjtes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vucic, ku të pranishëm do të jenë përfaqësuesi i lartë i BE Joseph Borrel dhe përfaqësuesi special për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak.
 
Në fokus të takimit, do të jetë rruga përpara për rivendosjen e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Lajçak pritet të ketë takime të ndara edhe me të dy liderët e më pas do të dalë në një deklaratë për mediat. 
 
Ndërkohë sot në Bruksel, dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen edhe me shefin  e NATO-s Jens Stoltenberg.Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel ndodh pas më shumë se një viti që nga takimi i tyre i fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.