Botë

Biden firmos projektligjin historik të shpenzimeve për të luftuar inflacionin

17.08.2022 12:32

Fitore për Presidentin Joe Biden, i cili të martën firmosi një projektligj prej 750 miliardë dollarësh...

Fitore për Presidentin Joe Biden, i cili të martën firmosi një projektligj prej 750 miliardë dollarësh, për kujdesin shëndetësor, taksat dhe klimën. “E sotmja provon edhe një herë se shpirti amerikan është I gjallë, se e ardhmja e Amerikës është rrezatuese”, tha Biden.
 
I ashtuquajturi akti i reduktimit të inflacioni parashikon investimet më të mëdha për klimën në historinë amerikane dhe bën ndryshime të rëndësishme në politikat e shëndetësisë duke I dhënë për herët të parë programit kombëtar të sigurimeve shëndetësore fuqinë për të negociuar çmimet e medikamenteve të caktuara.
 
“Akti për reduktimin e Inflacionit realizon shumë prej gjërave për të cilat kemi luftuar prej vitesh”, shtoi Biden. Zyrtarët e administratës thonë se ligji I ri do të reduktojë deficitin dhe do të financohet përmes taksave të reja, përfshirë një taksë minimale prej 15 për qind ndaj korporatave të mëdha. Demokratë u mbështetet në një procedurë buxhetore për të kaluar projektligjin sipas linjave partiake, me zero mbështetje nga republikanët.