Maqedoni

Dokumentet personale nga 1 janari do të mund të meren në formë elektronike

17.08.2022 13:10

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, vërtetimi për nënshtetësi do të mund të meret edhe në formë elektronike....

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, vërtetimi për nënshtetësi do të mund të meret edhe në formë elektronike përmes portalit nacional për shërbime elektronike, shkruan Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski profilin e tij në FB.
 
“Me qëllim përmirësimin e përvojës së qytetarëve gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale dhe zbatimit të digjitalizimit të tërësishëm të proceseve, kjo udhëheqësi e MPB-së ka vepruar për harmonizimin e regullativës ligjore me jurisprudencën evropiane, me çka janë propozuar ndryshimet ligjore të cilat Kuvendi i RMV-së i miratoi në mars të këtij viti, ndërsa hyjnë në fuqi më 1 janar 2023.
 
Në procedura të caktuara me ligj, siç është mbledhja e dëshmive për publikim në Gazetën Zyrtare për letërnjoftim të humbur, të njejtën e mbledhë MPB përmes platformës nacionale për interoperabilitet. MPB mund të jep vendim për anulimin e numrit amë të qytetarit si dokument elektronik.”, sqaron Spasovski në FB.