Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Mavrovë-Rostushë, VMRO-DPMNE kërkon votë për Mehmed Xhaferin
17.08.2022 13:51
VMRO-DPMNE ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatin e tyre Mehmed Xhaferi....

VMRO-DPMNE ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatin e tyre Mehmed Xhaferi, në zgjedhjet e ripërsëritura për kreun e komunës Mavrovë Rostushë. Thonë se komunës i nevoitet ndryshim.
“Deri tani komuna Mavrovë- Rostushë ka pasur një kandidat të LSDM-së, i cili është përsëri kandidat i tyre, që përmendet në disa ndarje të dyshimta të komploteve, degradimit të njerëzve e ndasive. Ata thonë se ka pasur zhvillim në Mavrovë Rostushë, por faktet flasin krejt ndryshe. Në dy cikle zgjedhore radhazi për kryetar komune, nuk është arritur cenzusi pasi njerëzit po ikin, në 5 vitet e fundit, ikja ka qenë masive. Pikërisht për këtë arsye për herë të parë dy herë radhazi nuk mundëm të kishim zgjedhje të suksesshme. Ne kemi si kandidat Dr.Mehmed Xhaferin, një njeri që i përkushtohet bashkëqytetarëve, që do të bëjë gjithçka dhe do t'i përkushtohet komunës sa më shumë.”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska, nënkryetare e VMRO- DPMNE-së.
