Chelsea bindëse ndaj Swansea, fitojnë Liverpol e United
Chelsea ka vazhduar me super formën në këtë sezon të garave....

Skuadra e Jose Mourinhos e ka demoluar Swansean, duke e mposhtur në udhëtim më rezultat 0-5, në kuadër të xhiros së 22-të të Premier League-s.
Futbollistët e Chelsea në duel me Swansean kanë treguar fytyrën e vërtetë duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Oscar (1’, 36’) dhe Digo Costa (20’, 35’) shënuan nga dy gola për Chelsean, kurse golin e pestë pwr londinezët e realizoi Schuerrle (80’).
Chelsea forcon kreun e tabelës më 52 pikë, pesë më shumë së Manchester City, ku kjo e fundit nesër ndeshet me Arsenalin.
Fitore të rëndësishme në këtë javë kanë shënuar edhe Liverpool dhe Manchester United që në transfertë mundën Aston Villën (0-2) përkatësisht Queens Park Ranges (0-2).
Fabio Borini (25’) dhe Lambert (79’), u përkujdes për fitoren e Liverpoolit, kurse për pikët e plota të “Djajve të Kuq” shënoi Fellaini (58’) dhe Wilson (90’).
Liverpool pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e gjashtë më 35 pikë, kurse United renditët në vendin e tretë më 40 pikë.
