Maqedoni
Kompania DM, donacion për pyllëzimin e 10 hektarëve
17.08.2022 14:23
Në nëntor të këtij viti fillon proektin për ambient më të shëndetshëm i kompanisë DM....

Në nëntor të këtij viti fillon proektin për ambient më të shëndetshëm i kompanisë DM. Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të kësaj kompanie me një donacion prej një milion denarësh do të bëhet pyllëzimi i një lokacioni prej 10 hektarësh në afërsi të autostradës Milladinoc-Shtip. Partner të këtij proekti janë ndërmarrja pyjet nacionale dhe Fakulteti i pylltarisë.
“Bëhet fjalë për donacionin më të madh që deri tani e kishin pyjet nacionale lidhur me mjetet që I merr për pyllëzim. Bëhet fjalë për një million denarësh dhe pyllëzim të 10 hektarëve sipërfaqe e lire. Do të mbjellen 10 mijë bagrem dhe 17 mijë çempres. Poashtu një pjesë e donacionit do të jetë për pjesë teknike.”, tha Valentin Gruevski, drejtor i Pyjeve Nacionale.
“Shpresoj se ky aktivitet do të nxis jo vetëm aktivitete konkrete të pyllëzimit të mnjë hapsire që e ka më shumë se të nevojshme pyllëzimin, por do të jetë edhe fillim i një vetëdijësimi më të madh shoqëror.”, tha Hans Em, dekan i fakultetit të shkencave pyjore.
Proekti i DM për pyllëzimin e 10 hektarëve realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjen Pyjet Nacionale, Minsitrinë e Bujqësisë, Ministrinë e arsimit, dhe Fakultetin e pylltarisë në Shkup.
GYLTENE SINANI
