Maqedoni
Lufta kundër korrupsionit, Mariçiq: Në 5 vite, rezultatet më të mira në rajon
17.08.2022 14:56
Suspendimi i Prokurores për ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska...

Suspendimi i Prokurores për ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska dhe dorëheqja e Drejtorit të policisë financiare, Arafat Muharremi nuk do të ndikojë në efikasitetin e luftës kundër korrupsionit vlerësojnë nga Qeveria. Zëvendëskryeministri Mariçiç thekson se në pesë vitet e fundit institucionet kanë shënuar rezultate të mira në luftën kundër korrupsionit.
“Ne për 5 vite treguam rezultate të lakmueshme në luftën kundër korrupsionit, siç nuk ka në rajon.U shqiptuan aktvendime kundër një ish Kryemnistri, dy ish Ministra të punëve të brendshme,ndaj ish shefit të shërbimeve sekrete etj. Me të vërtet ka numër të madh të rasteve që kanë përfunduar ose janë para përfundimit gjyqësor. Kjo nuk nënkupton se është e mjaftueshme dhe se duhet të ndalemi këtu, por mendoj se institucionet treguan kapacitet kur duhet të tregojnë rezultate.”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për Çështje Europiane.
Dorëheqja e Muharremit, Mariçiq: I mbaroi mandati dhe nuk e vazhdoi
Mariçiq ndërkohë sqaroi se Arafat Muharremi nuk është dorëhequr por i ka përfunduar mandati.
“Unë me sa di z.Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por i kaloi mandati dhe vendosi që mos të kërkojë vazhdim, kështu që ky ishte vendim i tij personal, rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike.”, tha Mariçiq.
Suspendimi, Ruskovska ankesë në Këshillin e Prokurorëve
Ruskovska ndërkohë ka mandate deri në nëntor e paralajmëron ankesë në Këshillin e Prokurorëve për suspendimin nga ana e kryeprokurorit Jovevski, pas raportit të konstatuar për punë në mënyrë të kundërligjshme lidhur me bastisjen në Drejtorinë e policisë financiare.
Prokuroria Publike: Lëndët e të suspenduarve, te prokurorët e tjerë
Nga Prokuroria Publike ndërkohë, njoftojnë se edhe përkundër procedurës disciplinore në mënyrë aktive vazhdojnë punën dhe se lëndët e Ruskoskës delegohen tek prokurorë tjerë.
“Me largimin nga funksioni të njërit prokuror, i njejti është i obliguar të gjitha lëndët, t’ia dorëzojë prokurorit publik i cili me orarin vjetor duhet ta zëvendësojë. Të gjitha lëndët përkohësisht do të shpërndahen tek prokurorët e tjerë publik dhe për ta procedura do të vazhdojë pa uljen e intensitetit të punës.”, theksojnë nga Prokuroria Publike.
FLORIJE BELULI KAMBERI
