Maqedoni
Integrimi në BE, Mariçiq: Nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut
17.08.2022 15:11
Integrimi europian nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut thotë zëvëndës kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq...

Integrimi europian nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut thotë zëvëndës kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq. Sipas tij, nuk është mirë të flitet me data, sepse nuk mund të parashikohet saktësisht se kur do të ndodhë. Me rëndësi sipas tij, është se në raportet e KE-së, Maqedonia e Veriut e analizuar sipas grupeve qëndron më mirë ose po aq mirë në shumicën e grupeve me shtetet që kanë negociuar për 10 vjet. Thotë e po punohet bashkë me kolegët nga Brukseli në përgatitjen e kalendarit të screeningut, i cili duhet të fillojë më 15 shtator.
“Nuk kemi humbur kohë në dhomën e pritjes. Kemi ende shumë punë për të bërë por duhet të vendosim synime ambicioze për t’i realizuar diçka brenda këtij afati. Ne e shikojmë me optimizëm këtë kuadër që është deri në vitin 2027, por nuk varet vetëm nga ne. Qëllimi ynë është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian, kurdo që kjo të ndodhë.”, tha Bojan Mariçiq, zv kryeministër për Eurointegrime.
Rekomandimet e komisionit historik, Mariçiq: Do të duhen rreth 2 vjet që të zbatohen
Sqaroi ndërkohë se masat e propozuara nga Komisioni i përzier, nënkuptojnë detyrim të barabartë për t'i zbatuar për të dy qeveritë, në bazë të reciprocitetit. Tha se do të duhen rreth dy vjet që Qeveria të jetë në gjendje të zbatojë rekomandimet e komisionit dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme në tekstet shkollore. Megjithatë, për momentin nuk dha përgjigje konkrete se kur do të mbahet seanca e qeverisë në të cilën duhet të miratohen rekomandimet.
GAZMEND KURTISHI
