“Covid-19”, 2 fatalitete, 521 të infektuar në 24 orë

17.08.2022 15:25

2 falitete nga "Covid-19" janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit....

2 falitete nga "Covid-19" janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, një 78-vjeçar nga Shkupi dhe një 48-vjeçar nga Struga, që kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Një fatalitet edhe nga “Termini im”,  një 74-vjeçar nga Kërçova, që ka ndërruar jetë në kushte spitalore, me datë 5 gusht.

Gjithashtu janë regjistruar 521 raste të reja nga 1231 testime të bëra.

Janë regjistruar 485 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht  numri i rasteve aktive është 3.595.