Maqedoni
“SOS Vita”: Rruga e paasfaltuar, po na shkakton probleme
17.08.2022 15:42
Sfidat e personave me aftësi të kufizuara janë të shumta...

Sfidat e personave me aftësi të kufizuara janë të shumta. Ndër to edhe rrugët e paasfaltuara që shpiejnë deri te shoqata Sos Vita, e cila numëron 245 antarë që duhet të kryejnë rehabilitimin në këtë institucion. Si pasojë e rrugëve prishen edhe karrocat elektrike të cilat pasaj duhet të riparohen me ndihmën e bëmirësve. Nga kjo shoqatë lusin Komunën e Çairit dhe Qytetin e Shkupit, që sa më shpejt të riparojnë këto rrugë, sepse ka raste kur antarët e kësaj shoqate rrezikojnë edhe jetën, në veçanti në raste kur bie shi.
“Ne ballafaqohemi me gropa Zoti mos e bëftë kur bie shi nuk mundemi të kalojmë andej duhet ta rrezikojmë jetën, pse për interesa personale. E kisha lut edhe qytetin e Shkupit Arsovskën që ta rregullojë këtë rrugë, bashkarisht me Kryetarin e Çairit brenda kësaj jave nëse nuk bëhet kjo zemër humane për personat me nevoja të veçanta. Ne do të dalim para Komunës të protestojmë të kërkojmë, shek 21, t’i kemi rrugët katastrofale është një turp i madh për ne si qytetar.”, tha Ertan Shaqiri, kryetar i shoqatës SOS Vita.
“Rruga është katastrofale, nuk mundemi t’i kryejmë nevojat tona i thyejmë karrocat, ngulfatemi nga pluhuri dhe unë mendoj se ne si persona me nevoja të veçanta nuk e meritojmë këtë.”, tha Zhivko Mitrevski, anëtar.
Komuna e Çairit: Mbaroi ujsjellësi e kanalizimi, asfalti të enjten
TVM2 kërkoi përgjigje nga Komuna e Çairit nga ku njoftojnë se asfaltimi nis nga e enjtja.
“Instalimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe asfaltimi i plotë i rrugëve në të cilët janë realizu këto intervenime, mbulohen në kuadër të projektit të TAV me vlerë mbi 60.000.000 denarë.
Ky lloj investimi bën pjesë në kategorinë e investimeve me impakt dhjetëra vjeçar dhe paraqet zgjidhje të problemit të kahmotshëm të banorëve të Çairit. Projekti momentalisht zhvillohet në fazën finale dhe nga dita e nesërme fillon asfaltimi në rrugën “Prohor Pçinski” dhe në këtë formë do të vijon asfaltimi edhe në rrugët tjera deri në përmbyllje të plotë të këtij projekti.”, thonë nga Komuna e Çairit.
FLUTURA LATIFI
