Ndryshimet kushtetuese, Mariçiç: Skriningu na jep mjaft kohë për veprim

17.08.2022 15:55

Qeveria nuk ngutet që ndryshimet kushtetuese....

Qeveria nuk ngutet që ndryshimet kushtetuese t’i shtyjë shpejt e shpejt në procedurë parlamentare siç propozon kreu i VMRO DPMNE-së Hristiajn Mickovski. Zëv/kryeministër për çështje evropiane, Bojan Mariçiç, thotë se ka kohë për këtë çështje, së paku deri në fund të vitit tjetër dhe se, në ndërkohë, do të do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e konsunsusit politik.

Nuk përjashtojnë mundësinë që të kërkojnë përkrahje të partnerëve më të vegjël të VMRO DPMNE-së ose grupacioneve brenda partisë së Mickovskit, nëse ky i fundit vazhdon të refuzojë kornizën negocuese dhe procesin e integrimit.          

“VMRO DPMNE dhe Hristijan Mickovski duhet një herë të japin përkrahje për qëllimet tona strategjike. Një rast të tillë e lëshuan gjatë anëtarësimit në NATO, por s’duhet ta lëshojnë rastin për anëtarësim në BE. Shpresoj se do të mbledhin forcat ose si parti ase si struktura në kuadër të partisë që të përkrahin këtë process. Ne, ende s’kemi një kornizë kohore pasi skriningu na jep mjaft kohë për veprim. Gjithsesi procedura në Kuvend do të fillojë në ndonjë fazë më të vonë, tani për tani mendoj se është herët.” – tha zëv/kryeministër për çështje evropiane, Bojan Mariçiç.

VMRO-DPMNE: Shumica s’ka votat për të prekur kushtetutën

Pushteti s’ka shumicën e nevojshme për ndryshime kushtetuese prandaj refuzojnë apelin e Mickovskit, thonë nga VMRO DPMNE.

Sipas tyre nëse dështon miratimi i ndryshimeve kushtetuese, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare janë të paevitueshme. 

“Refuzimi i kryetarit Mickovski që me urgjencë të thirret Kuvendi dhe të vihen në votim ndryshimet kushtetuese tregon qartë se LSDM nuk ka shumicën dhe për këtë arsye ik mundësisë që të thërret Kuvendin dhe të vë në votim këtë pikë. Nga ana tjetër është e qartë se kryeministri ka frikë pasi po e vendosi në votim dhe nuk miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të shpërbëjë Kuvendin dhe të shpall zgjedhje të parakohëshme.”  - u shpreh nënkryetarja e VMRO DPMNE-së, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vendi e ka patjetër të hap kushtetutën për ndryshimet që imponon procesi i integrimit, njëkohësisht duhet të implemntohen edhe ndryshimet që burojnë nga protokolli me Bullgarinë, që nënkupton përfshirjen e komunitetit bullgar në preambulë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)