Maqedoni
Klinika Gjinekologjike dhe Akusherike, rritet numri i pacienteve me karcinom në mitër
17.08.2022 16:13
Vala e virusit Korona është ulur, por janë rritur shifrat e pacienteve me kancer në mitër....

Vala e virusit Korona është ulur, por janë rritur shifrat e pacienteve me kancer në mitër. Për shkak të pandemisë dhe shëndrrimit të objekteve shëndetësore në Covid-Qendra është reduktuar dukshëm numri i kontrolleve gjinekologjike-Skrining. Në Klinikën Gjinekologjik dhe Akusherike, shumë paciente vinë pasi karcinomi është në shkallë të avancuar.
“Konkretisht për vitin 2020 dhe 2021 janë zvogëluar kontrollet sikrining për shkak të pandemisë me KOVID-19, pra mos shkuarja në mjek dhe mosparaqitja në këto kontrolle të rregullta, ka bërë që shumë paciente të vinë kur smundja ka arritur në fazat e fundit. Në vitin 2021 janë planifikuar të kryhen 24.000 -25.000 skrining kontrolle të tilla por fatkeqësisht, mezi janë bërë 10.000 kontrolle.”, tha dr. Igor Aluloski nga Klinika Univrsitare për Gjinekologji.
Alulosvki apelon që gratë të vizitojnë gjinekologun amë, të paktën një herë në vit pasi nëse shtrimi në klinikë bëhet kur sëmundja është në fazën përfundimtare, nuk mudn t’ju ndihmohet.
“Idea e Pap-testeve është pikërisht kjo, që të zbulohet smundja në fazat e hershme, kur karcinomi nuk është i zhvilluar, atëherë është më e thjeshtë dhe jo pasi të kalojnë këto faza që mund të zgjasin me vite. Është për të ardhur keq që smundja të kalojë deri në fazën e fundit, atëherë kur nuk ka më shërim, vetëm për një kontroll të thjeshtë, një pap test që mund ta zbulojë smundjen më herët dhe të shërohet. Për fat të keq ne kemi shifra që janë për të ardhur keq.”, tha Aluloski.
Në vendin tonë brenda një viti, mesatarisht ka rreth 20 raste kanceri në mitër në 10.000 banorë. Sipas të dhënave të Klinikës për Gjinekologji dhe akusheri, 120 paciente paraqiten gjatë vitin me karcinom cervikal, prej tyre, dy e treta menjëherë transferohen në klinikën për onkologji. Mjekët frikësohen që ky numër mund të rritet.
FARIJE DAUTI BAKIU
