“Zemra e guximshme”: Nuk ka barëra, i blejmë në të zezë
Pacientët me insuficiencë kardiake....

Pacientët me insuficiencë kardiake luftojnë cdo ditë për ilaçet e tyre. Ilaçi “Entresto” nuk është në Regjistrin e Barnave, e ata detyrohen ta blejnë në të zezë. Zakonisht e kontrabandojnë nga Serbia fqinje, ku ky ilaç u kushton rreth 2000 denarë në muaj.
Në barnatore individuale në Shkup, ilaçi mund të gjendet nën dorë, por me çmim 4.800 denarë, ankohen pacientët.
Shoqata “Zemra e guximshme” kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që ta fusë këtë ilaç në regjistër, si dhe për prokurimin ligjor të barnave nga të cilat varen pacientët me insuficiencë të avancuar të zemrës, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Gjendja me ilaçet është katastrofale. Lista nuk është rinovuar gati 20 vite . Ilacet e reja që janë më produktive, nuk gjenden në listë. Ne i blejmë privatisht pra i gjejmë në të zezë në shtete e tjera. Le të jetë ky një apel për autoritetet të pëpiqen të gjejnë mënyra për t’i dhënë më shumë mundësi kardiokirurgjisë shtetërore ku gjenden edhe ekspertët më të mirë për sëmundjet e zemrës” – tha Kryetari i Shoqatës “Zemra e guximshme”, Vasko Jolevski.
