Trajanovski dhe Nedelkov, qëndrime të kundërta për grevën
Personeli mësimdhënës i kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në Shkup ,nuk do përkrahin grevën e paralajmëruar dhe do ta fillojnë në kohë gjysëmvjetorin e dytë, tha në konferencë për shtyp Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski pas takimit me kryetarët e komunave të Shkupit....

Trajanovski informoi se kryetarët e komunave të Shkupit kanë relizuiar takime me drejtorët e shkollave dhe kopshteve në komunat që i përkasin dhe janë informuar se në asnjë shkollë është shpallur grevë.
“Ne duam të informojmë nxënësit që të martën 20 janar të vin në shkollë për shkak se mësmimi do të zhvillohet pa pengesa, dhe prindërit të sjellin fëmijët e tyre në çerdhe sepse ata normalisht do të funksionojnë” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Ndërkohë nga komuna Qendër informojnë se kryetari i komunës Andrej Zhernovski, as që ka qenë i informuar për mbajtjen e takimit koordinues të kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, me kryetarët e komunave të Shkupit, në lidhje me grevën e paralajmëruar të SASHK-ut, dhe për këtë është i habitur prej deklaratës tendencioze për mos pjesëmarrjen e tij.
“Më se e qartë është se deklarata e z. Trajanovski, si edhe vet takimi, ka përmbajtje partiake. Kryetari Zhernovski dhe Komuna Qendër qëndrojnë në principin e mos përzierjes së politikës në arsim. Bash për këtë arsye, drejtorëve, mësuesve dhe edukatorëve, iu është lënë vet të vendosin nëse do ta përkrahin grevën e SASHK-ut, ose jo”, qëndron në njoftimin e Komunës Qendër.
Nga ana tjetër Kryetari i Sashkut Jakim Nedelkov, thotë se institucionet shtetërore dhe lokale u bëjnë presion antarësisë së Sashkut që të mos mbajnë grevë por kjo është shkelje e kushtetutës,ligjeve dhe konventave ndërkombëtare dhe po pergaditet padi nga avokatët e SASHKUT.
Edhe përskaj presioneve që iu bëhen antarësisë përkrahja ndaj grevës po rritet dhe nuk po zbehet ashtu sic dëshirojnë ta paraqesim mediat që informojnë joprofesionalisht.Grevë do të ketë dhe sipas tij atë e përkrahin 87 % nga antarësia e Sashkut.
“Nëse dikush mendon se me presione të ashpra do të ndryshojë qëndrimin e SASHKUT e gënjen vetëveten sepse Kryetari dhe Udhëheqësia e Sashkut respekton vendimet e Këshillit të Sashkut në intres të antarësisë.Poashtu reagojmë ndaj disa mediave të cilat informojnë në mënyrë të njanshme dhe tendencioze duke mos na pyetur për qëndrimin që kemi” – tha Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.
Ndërkohë Antarësia e Sashkut po vazhdon të humb përkrahjen për mbajtje të grevës. Anëtarët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nga Dibra,Gostivari, Shtipi, Radovishi,Prilepi Kavadari, Vinica, Dellçeva, Prilepi, Prespa,Ohri, Gjevgjelia, Makedonski Brod, Saraji janë kundër vendimit të udhëheqësisë për mbajtjen e grevës në shkolla fillore dhe të mesme si dhe në kopshtet e fëmijëve me fillim nga dita e martë.
Pro mbatjes së grevës janë deklaruar vetëm shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Strumicës.
Sipas Trajanovskit mësuest që do të përkrahin grevën do të zëvendësohen dhe nuk do të paguhen përderisa janë në grevë. Nëse nxënësit humbin mësimin si pasojë e grevës,i njejti do të zëvendësohet të shtunën ose do të vazhdohet viti shkollor. (Flutura Latifi – Rahimi, TVM2)
