Maqedoni
Bastiset fabrika në Manastir, gjendet drogë me vlerë 800.000 euro, 5 të arrestuar
17.08.2022 16:49
Gjatë bastisjes në një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Manastir...

Gjatë bastisjes në një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Manastir është konfiskuar drogë me vlerë prej 800.000 euro. Pesë persona janë arrestuar. Fabrikës paraprakishi i ishte marrë leja e punës, por ajo vazhdonte të prodhonte mariuhanë.
“Gjatë kontrollit të persionit juridik, në njërën prej hapësirave u gjetën kapur dy femra në momentin e përpunimit dhe paketimit të lules së thatë të kanabisit, derisa në një hapësirë tjetër të fabrikës është gjetur sasi e madhe e lules së thatë nga kanabisi. Paraprakisht kishim informata se personi juridik prodhon ende marihuanë, pavarësisht se është miratuar vendim nga Qeveria për marrjen e licencës për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Për këtë është siguruar urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore e Manastirit. Në koordinim me Prokurorinë Publike të Manastirit, droga e gjetur është paketuar në 67 thasë, me peshë të përgjithshme prej 250 kilogramësh. Pesë persona janë arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të gjithë personave të arrestuar do të dorëzohet padi penale për prodhim ilegal të drogave narkotike.”, tha Suzana Pranjiq-Talevska, zëdhënëse e MPB-së.
Bastisja në hapësirat e fabrikës është zbatuar mbrëmë nga zyrtarët policor të Njësisë për Tregti të Paligjshme me Drogë, në koordinim me ekipet e Njësitit Special Antiterrorist “Tigri” dhe SPB Manastir.
