Komiteti i Helsinkit: Qeveria të dënojë përhapjen e urrejtjes ndërtenike
Komiteti i Helsinkit thotë se festimi i përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit...

Komiteti i Helsinkit thotë se festimi i përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vend që të ketë karakter unifikues, ishte një rast tjetër për përhapjen e urrejtjes dhe jotolerancës etnike.
“Fjalimi në gjuhën maqedonase i prezantueses, i cili u fishkëllye nga të pranishmit, bie ndesh drejtpërdrejt me idenë e një festivali multikulturor dhe shkakton urrejtje në mes të bashkësive etnike në vend. Akoma më shqetësuese është mungesa e dënimit nga ana e Qeverisë, gjë e cila ndikon edhe më tej në polarizimin në shoqëri. Pa një dënim të qartë padyshim që është i pakuptimtë kremtimi i Marrëveshjes së Ohrit, fryma e së cilës përmban bashkëjetesë, paqe dhe gjithëpërfshirje në shoqëri. Politikanët nuk duhet të normalizojnë gjuhën e urrejtjes, sepse në këtë mënyrë ata vetë kontribuojnë në nxitjen e atmosferës së ndarjeve, tensioneve dhe destabilizimit”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
